MENU
klinika

Deklaratat e guvernatorit

Sejko: Ekonomia shqiptare ka ulur produktivitetin

18.09.2018 - 21:13

Si një gjetje e studimit të titulluar “Ngadalësimi i produktivitetit dhe hipoteza e stanjacionit shekullor”,guvernatori Gent Sejko argumentoi se produktiviteti dhe roli i tij në rritjen ekonomike është një temë kryesore diskutimi mes vendimmarrësve të ekonomisë.

Studimet tona kanë gjetur se shkalla e zgjerimit të produktivitetit në ekonominë shqiptare – i përcaktuar gjerësisht si aftësia e ekonomisë për të shfrytëzuar punën dhe kapitalin fizik për gjenerimin e prodhimit – është përgjysmuar në këtë periudhë, nga 2% në 1%”, tha Guvernatori.

Guvernatori i BSH Gent Sejko, gjatë aktivitetit të prezantimit të Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano, ka theksuar se ekonomia shqiptare ka ulur produktivitetin.

Ai shtoi më tej se zhvendosja e burimeve financiare, njerëzore dhe manaxheriale, midis sektorëve të ekonomisë, kërkon kohë dhe shoqërohet me ngadalësim të përkohshëm të produktivitetit.

Sejko sugjeron se sipas studimit të mësipërm, duhet kaluar nga ndërtimi te eksportet. “Megjithatë, ribalancimi i burimeve të rritjes, nga ndërtimi e tregtia drejt industrisë dhe shërbimeve të eksportit, është një proces i cili tashmë ka nisur. Kjo zhvendosje graduale vihet re dhe në ribalancimin simetrik të portofolit të kredisë bankare”, u shpreh guvernatori i BSH-së.

Studimet tona sugjerojnë se, përtej rënies ciklike të kërkesës agregate, ngadalësimi ekonomik në Shqipëri në periudhën pas krizës, ka patur dhe një element të fortë strukturor. Me fjalë të tjera, përgjysmimi i ritmit të rritjes në periudhën para dhe pas krizës, pasqyron si ngadalësimin e zgjerimit të kërkesës për mallra dhe shërbime, ashtu dhe ngadalësimin e kapacitetit të ekonominë për të ofruar këto produkte.

Në veçanti, studimet tona kanë gjetur se shkalla e zgjerimit të produktivitetit në ekonominë shqiptare – i përcaktuar gjerësisht si aftësia e ekonomisë për të shfrytëzuar punën dhe kapitalin fizik për gjenerimin e prodhimit – është përgjysmuar në këtë periudhë, nga 2% në 1%. Për këtë arsye, rritja e produktivitetit ka qenë dhe duhet të mbetet një udhërrëfyes për axhendën e reformave strukturore në vend”, tha z. Sejko.

Duke argumentuar më tej mbi konkluzionet e studimit, guvernatori Sejko shton niveli dhe shpejtësia e zgjerimit të produktivitetit ka një lidhje të drejtë me shkallën e edukimit dhe të kualifikimit të fuqisë punëtore.

“Reforma e sistemit të lartë arsimor dhe rritja e theksit në arsimin profesional, janë dimensione esenciale të ristrukturimit të ekonomisë, frytet e të cilave do të bëhen gjithnjë e më të dukshme në afatin e gjatë. Megjithatë, Shqipëria ka ende punë për të bërë në këtë drejtim, në veçanti drejt frenimin të emigrimit të fuqisë së kualifikuar punëtore dhe të rifreskimit të aftësive të fuqisë së saj punëtore nga sektori privat”, tha Sejko.

Së treti, Guvernatori vijon argumentin duke thënë se produktiviteti është i lidhur ngushtë me përmirësimin e aftësive manaxheriale të biznesit. Fushata për rritjen e formalizimit, rritja graduale e konkurrencës, si dhe ri-shikimi i ligjit për falimentin, do të krijojnë stimujt e duhur në këtë drejtim. Në veçanti, jam i bindur se përmirësimet ligjore e nënligjore të bëra në drejtim të respektimit të kontratës së kredisë bankare, do të ndihmojnë jo thjesht e vetëm shëndetin e bankave, por do të stimulojnë dhe rritjen e disiplinës dhe efektivitetit në përdorimin e fondeve nga bizneset shqiptare.

Së fundi, dëshiroj të theksoj se, në ndryshim nga ekonomitë e zhvilluara, të cilat ndodhen në kufirin teknologjik dhe të cilat, për këtë arsye, e shohin progresin të lidhur me aftësinë e tyre për inovacion, Shqipëria ka hapësira të mëdha zhvillimi nëpërmjet adoptimit të teknologjive e praktikave ekzistuese. Në këtë prizëm, detyra jonë mbetet të zgjedhim dhe të zbatojmë modelet e provuara të zhvillimit.

Duke u bazuar në sa më sipër, jam i bindur se Shqipëria i ka të gjitha premisat për rritjen e produktivitetit dhe, në këtë mënyrë, për përshpejtimin e ritmit të rritjes ekonomike dhe rritjen e mirëqenies. Ajo që duhet tashmë, është një konsensus mbi vizionin e zhvillimit të vendit dhe një vullnet i gjithanshëm i zbatimit të tij”, përfundoi ai.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!