24.10.2019 - 11:47
Një burrë është gjendur i pajetë në aksi Shkodër-Lezhë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Melgushe.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.I, 40 vjeç.
Mësohet se grupi hetimor ka gjetur një çifte pranë trupit te viktimës, ndërsa policia po heton nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo vrasje, fakt që do konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes