Sipas tij ngjarjet në Maqedoninë e Veriut janë të tjera me Shqipërinë, ndërsa shkoi dhe më tej teksa tha se BE e tradhtoi kryeministrin Zoran Zaev.
“Në rastin e Zaevit është komplet gjë tjetër dhe në atë rast çdo kush tjetër do bënte të njëjtën gjë për një arsye tjetër, sepse Zaevi ka kërkuar ndërrimin e emrit, e emrit të vendit e kupton çdo të thotë të ndërrosh emrin e vendit? Është njësoj tani si ti të ndërrosh emrin të vish të Fevziu ti të quhesh Sami Ameni që të hysh tek Fevziu (I drejtohet Andi Bejtes) . E kupton çdo të thotë të quhet Sami Ameni të vish te Fevziu. Ose Fevziu të quhet Bruno Vespa që të lidhet direkt me Rain, e kupton dhe pastaj RAI në fund t’i thotë ti s’ke flokë nuk të marrim te Bruno Vespa…Ca do bëjë Fevziu, ca do bësh ti?”, tha Rama ndër të tjera.