25.10.2019 - 11:06
Autoriteti i Aviacionit Civil, ka publikuar njoftimin për të gjithë pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre.
Kjo për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj, të cilët nuk janë ende të specifikuar në detaje, bën me dije AAC.
Ndërkohë në faqen zyrtare të aeroportit të Rinas figurojnë të anuluar a fluturime të kompanisë Alitalia dhe Air Albania drejt Romës dhe Fiumicinos.
Për të tjera informacione mund të ndiqni në kohë reale faqen online të aeroportit Nënë Tereza.