25.10.2019 - 12:22
Policia po ndërmerr një aksion ‘blic’ në portin e Durrësit për lëndë narkotike dhe armë.
Mësohet se në port kanë zbarkuar forca të shumta policie, të cilat po kryejnë kontrolle të imtësishme në automjete dhe në kontejner.
Aktualisht porti është i rrethuar nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës.
Policia kriminale ka informacion se në port mund të ketë lëndë nakotike, armë edhe kontrabande.