MENU
klinika

Thellim i bashkëpunimit

Investon në Shqipëri, sektorët strategjikë për Hungarinë

25.10.2019 - 14:01

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj zhvilloi të premten një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Sipas Denaj, gjatë takimit u diskutua mbi mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në planin ekonomik përmes tërheqjes së investimeve hungareze.

Sektorë strategjik me interes për investitorët hungarezë u veçuan energjia alternative, agro-industria dhe turizmi.

“Hungaria vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ofron mbështetjen e vazhdueshme të saj në proceset integruese dhe reformuese të vendit”, deklaroi ministrja Denaj.