MENU
klinika

Lufta Civile Greke

Zbardhet takimi sekret mes Enver Hoxhës dhe Zahariades në Korçë

25.10.2019 - 07:53

Gjashtëdhjetë e tre vjet pas përfundimit të Luftës Civile Greke materiale të rralla nga arkivat shqiptare hedhin dritë mbi zhvillimet e kësaj periudhe.

Në verën e vitit 1949, teksa fati i Luftës Civile Greke ishte përcaktuar në masë të madhe, udhëheqja komuniste shqiptare u përpoq me çdo mënyrë për të përmbushur kërkesat e komunistëve grekë dhe për të ndihmuar luftën guerile, në bazë të rekomandimeve të Moskës dhe Beogradit, por pa u ekspozuar gjerësisht dhe pa minuar sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.

Kjo për shkak se nga muaji prill 1949 qeveria greke në memorandumin e saj ndaj Fuqive Perëndimore shprehu nevojën për një intervenim të përbashkët detar në Shqipëri që synonte shfarosjen e bazave guerile brenda vendit, propozim që nuk gjeti konsensus mes aleatëve perëndimorë.

Shqipëria vazhdonte të ishte burimi kryesor i furnizimit për rebelët, pasi ndihmave që merrte nga sovjetikët. Vendimi i Beogradit në fund të korrikut të vitit 1949 për të mbyllur kufirin me Greqinë lehtësoi në masë të madhe Athinën dhe Perëndimin, megjithatë qeveria greke këmbëngulte në nevojën për të pushtuar Shqipërinë.

Teksa gjitçka shkonte në mënyrë të pafavorshme për komunistët grekë kreu i tyre, Nikos Zahariades kërkonte me kokëfortësi nga komunistët shqiptarë ndihmë për luftëtarët guerrilë.

Informacioni i ri që del në dritë nga dosjet shqiptare i referohet takimeve të fshehta në atë periudhë midis tij dhe Enver Hoxhës në territorin shqiptar.

Një takim i tillë, i cili për herë të parë del në dritë nga arkivat shtetërore të Shqipërisë, është ai i 2 korrikut 1949 në Korçë. Pas ankesave të të njëpasnjëshme të Zahariadit dhe pasi kishte informuar Moskën, udhëheqësi komunist shqiptar E. Hoxha priti kreun e komunistëve grekë në një takim shumë të fshehtë në Korçë, teksa ishte për pushime në Pogradec.

Takimi u përgatit në fshehtësi totale nga zyrtarët e sigurimit të shtetit shqiptar dhe si përkthyes u mor zyrtari i lartë sigurimit, George Kotsias. Zahariades kërkoi nga Hoxha hyrjen e partizanëve grekë në Shqipëri, për të pajisur me armatime dhe më pas të ktheheshin në frontin e luftës. Por kjo ishte me rrezik të madh për integritetin e Shqipërisë, pasi udhëheqja e Tiranës, përmes rrjetit të spiunazhit ishte informuar për planet e Athinës.

  • Enver Hoxha ishte kategorik:

Jo, unë ju armatosa dhe unë do t’ju çarmatos. Asnjë këmbë komunisti grek nuk do të hyjë në territorin shqiptar. Unë nuk dua një konflikt të armatosur midis Greqisë dhe Shqipërisë, në asnjë mënyrë! Unë ju ndihmova shumë, përtej të gjithave. Dhe për këtë kam informuar edhe Stalinin, tha ai duke ngritur zërin dhe duke goditur me grusht me tryezën e tij.

Koordinimi i ndihmës për rebelët greke dhe menaxhimi i çështjes greke në Shqipëri i ishin ngarkuarish-zv/ministrit të Brendshëm Myftar Tare me kod të veçantë të shërbimit të quajtur “Operacioni 10”

Mes komunistëve të dy vendeve ishin paraprirë edhe takime të tjera si i nëntorit 1948 në Tiranë, gjatë punimeve të Kongresit të Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Mysafirët grekë, nëpërmjet përshëndetjeve, morën fjalën dhe përshëndetën komunistët shqiptarë, pa raportuar zyrtarisht ndihmën ndaj luftëtarëve guerilë. Megjithatë, në takimet individuale, ata shprehën mirënjohjen e tyre për qëndrimin e komunistëve shqiptarë. “Ju na mbajtet gjallë!”, – mësohet t’u kenë thënë komunistëve shqiptarë.

Çështje e mprehtë që komplikoi më tej marrëdhëniet tashmë të trazuara midis dy partive komuniste ishte dhe prania e çamëve mysliman, që kishin ikur në Shqipëri në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen