MENU
klinika

Lojë fjalësh pa personazhe

Roussel dhe tekat e tij prej miliarderi

25.10.2019 - 16:10

      I shpallur ekscentrik nga surrealistët, shkrimtari Raymond Roussel, vdiq në vitin 1933, la një vepër unike, pa personazhe dhe intriga, bazuar vetëm tek loja e fjalëve.

Si ta lexojmë Raymond Roussel në shekullin e 21-të? Pafundësisht intriguese nga përmbajtja e saj në boshësi, qesëndisjet e gjuhës dhe lojërat e pasqyrave, krijimtaria e Roussel nuk resht së ngjalluri hipoteza dhe interpretime nga më të kundërtat. Personazhi mahnit: Roussel dhe manitë e tij, Roussel dhe fobitë e tij, Roussel dhe tekat e tij prej miliarderi.

 

 

Raymond Roussel (1877-1933) është një nga ata shkrimtarë të quajtur eksentrik. I lindur në një mjedis të kultivuar, por larg qarqeve letrare, tejet i pasur, ai e shkon gjithë jetën e tij përmes gjërave ekstravagante, duke udhëtuar në karavane luksoze, duke i grupuar të gjitha vaktet e përdtishme në një të vetme, çka i merr disa orë dhe përfundon me një supë çokollate… Në njëfarë mënyre jeta e tij është po aq e mistershme, sa edhe krijimtaria  tij.  Po ashtu, vuan nga homoseksualiti ende i paligjshëm, kalon orë të tëra tek psikiatri, sidomos pas dështimit të romanit të tij të parë, dështim relativ, sepse shtypi ishte tejet i interesuar për jetën e tij: madje, ai nuk është as (mjerisht! mendon ai) një artist i mallkuar,.. përshtat për teatër esetë e tij delirante, provokon skandal, duke ngatërruar publikun, shijon opiumin, del kampion shahu dhe vdes nga mbidoza në një hotel luksoz në Palermo./Konica.al

Ai që tashmë konsiderohet rebel dhe që u përshëndet nga Marcel Duchamp dhe Salvador Dalí, në të vërtetë nuk ëndërronte tjetër veçse një mirënjohje akademike, ajo që në epokën e tij ishte e rezervuar për Zhyl Vernin dhe Edmond Rostand, madje edhe për Victorien Sardou ose François Coppée.

 

“Dyzimi” (1897) dhe “Pamja” (1903), një poemë e gjatë në vargje tetërrokëshe, “Përshtypje të  reja nga Afrika” (1932), pjesët teatrale: “Ylli përkarshi” (1925) dhe “Pluhuri i diellit” (1927), si dhe kryeveprat me grotesk mekanik “Përshtypje të reja nga Afrika” (1909) dhe “Locus solus” (1914), vepra pa personazhe dhe pa intriga, kushtuar kryekëput fjalëve.

Dy tekstet kryesore të tij bazohen në të njëjtën pikë fillestare: vizita e një shfaqjeje, seri numrash kabareje dhe prezantimi i turneve, në bregdetin afrikan në “Përshtypje nga Afrika”, në një park futuristik në “Solus locus”. Në librin “Si i kam shkruar disa nga librat”, Raymond Roussel zbulon se ka punuar, duke marrë një fjali dhe duke e çuar historinë në përfundim për të marrë një frazë tjetër, homofonike me të parën.

Ky qerthull, që shpjegon një recetë pa treguar pse pjata është e mirë, nuk thotë asgjë për hijeshinë ekstreme që del nga historitë e saj të vendosura brenda njëra-tjetrës, vlerësuar me shpikje ekstravagante dhe duke krijuar një botë që ekziston (ajo është e rrallë…) vetëm për të. Lumturia mund të mos ketë mbaruar: në vitin 1989, një dhurim prej nëntë kutive në Bibliotekën Kombëtare të Francës zbuloi dhjetëra faqe të pabotuara nga Roussel, të cilat një ditë do shohin dritën e botimit./Konica.al

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen