MENU
klinika

Ndikimi rus në rajon

Diplomati tregon “skenarët”: Ja si do të largohet Rusia nga Ballkani Perëndimor

25.10.2019 - 20:01

Christopher Hill, nënshkrues i Marrëveshjes së Rambujesë dhe ambasador në disa vende të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, mendon se integrimi i plotë i vendeve të rajonit në BE, do eliminojë tërësisht influencën dhe interesat ruse.

“Kam punuar me rusët në shumë vende. Qendrimin im ndaj kësaj çështje është që duhet të jemi pozitiv, por kam shqetësime se kur mendon se je pozitiv në mënyrën e Shekullit të 21-të, dikush tjetër mendon në mënyrën e Shekullit të 19-të. Prandaj se kemi një situatë të tillë me Moskën. Unë mendoj se duhet të jesh pozitiv, por shumë i kujdesshëm. Unë kam disa shqetësime çfarë po ndodh në Ballkan në këtë këndvështrim. Por nuk kam shqetësime se cila do të jetë e ardhmja, që ka të bëjë me integrimin e plotë të Ballkanit në BE. Mendoj se kjo është çështje kohe dhe sugjeroj që njerëzit të punojnë shumë dhe ky proces do kërkojë më pak kohë. Mendoj se integrimi do të ndodhë e më pas Rusia do të qartësohet se kjo nuk është një zonë për përballje, por një zonë për bashkëpunim.”-tha ai.

Vendimi i Këshillit Europian për moshapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për Ambasadorin Hill ishte zhgënjyes.

“Sa i takon negociatave për anëtarësim ekziston një ndjenjë zhgënjimi. Megjithatë zhgënjimi apo zemërimi nuk janë mënyrë sjellje politike apo të ecjes përpara. Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të mendojnë se çfarë vjen pas. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të përmirësohen. Mendoj se njerëzit duhet të bashkëpunojnë dhe të tregojnë devocion, pasi nuk ka rruge tjetër”-shtoi ai gjatë konferencës për shtyp që shënoi nisjen e Forumit Universal të Paqes, që zhvillohet gjatë fundjavës në Tiranë.