MENU
klinika

Pritje me ceremoni shtetërore nga Meta

Presidenti i Maqedonisë së Veriut viziton nesër Tiranën

25.10.2019 - 20:54

Presidenti i Republikës, ilir Meta do të presë në një vizitë zyrtare të shtunën homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra për shtyp e presidencës. Ceremonia e pritjes së Pendarovski do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave duke nisur nga ora 12:00.

 

Njoftimi i presidencës:

Me ftesë të Presidentit të Republikës, SH.T.Z Ilir Meta, nesër në vendin tonë do të zhvillojë një vizitë shtetërore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut SH.T.Z Stevo Pendarovski

Presidenti  Sh.T.Z Stevo Pendarovski, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00.Pas takimit, është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve. KUJTESE/ Konferenca me regji qendrore nga TVSH.