MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Talentin shqiptar tani e ndjek edhe Juventus

26.10.2019 - 13:26

Marash Kumbulla vazhdon të jetë një nga futbollistët më të rëndësishëm te Hellas Verona. Megjithëse 19-vjeç, mbrojtësi kuqezi po aktivizohet rregullisht në Serinë A, madje duke gjetur edhe golin e parë në Itali pak ditë më parë.

Ndërkohë, për të ka interesim nga shumë skuadra elitare në Itali teksa padyshim emri më i madh është ai i Juventusit. Mesa duket, nuk bëhet fjalë vetëm për një spekulim mediatik duke qenë se gazetat në Itali raportojnë se skautët e Juventusit, po e ndjekin mbrojtësin shqiptar dhe po planifikojnë një operacion karshi tij.

kumbulla marash
kumbulla marash

Në ndeshjen e fundit ndaj Sasuolos, skuadra e tij u mund 0-1 ndërkohë që Kumbulla ishte ndër më të vlerësuarit.

“Marash Kumbulla bëri një paraqitje shumë të mirë dhe e konfirmoi veten si një nga më të mirët. Juventusi po e vëzhgon dhe po monitoron performancën e tij dhe po studion mundësinë për ta kaluar në Torino në merkaton e ardhshme. Për më tepër, 19-vjeçari ka idhull Xhorxhio Kielinin”, shkruajnë mediat italiane për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN