Futbollistët shpesh shquhen për shumat e mëdha që fitojnë, teksa këto para të fituara nuk ngurojnë t’i shpenzojnë në rroba apo bizhuteri të ndryshme.
Shpesh herë kemi parë lojtarë që në duart e tyre mbajnë orë shumë të shtrenjta, të cilat kapin vlera shumë të mëdha.
Por, cilat janë vlerat e orëve që lojtarët e ndryshme mbajnë vënë në duart e tyre?
Më poshtë do t’iu sjellim orët që mbajnë disa prej futbollistëve dhe çmimet e tyre.ronaldoo
Ronaldo, mban një “Bulgari Octo Tourbillon Full Baguette”, e cila kap vlerën e 720 mijë eurove, praktikisht sa buxheti i një klubi shqiptar.
Van Dajk, mban një “Audemars Piguet Royal Oak”, me vlerë 85 mijë euro.
Leo Mesi, mban një “Jacob dhe Co Epic SF24”, me vlerë 190 mijë euro.
Pjaniç, mban një “Patek Philippe”, me vlerë 150 mijë euro.
Modriç, mban një “Rolex Sky-Dweller”, me vlerë 23 mijë euro.
Salah, mban një “Audermars Piguet Royal Oak Concept Flying Tourbillon GMT”, me vlerë 170 mijë euro.
Pike, mban një “Nateilus Patek Philippe”, me vlerë 120 mijë euro.
Nejmar, mban një “Daytona Rolex” me ar të kuq, vlera e të cilës është 37 mijë euro.
Riberi, mban një “Richard Mille RM11-03”, me vlerë 285 mijë euro.