MENU
klinika

I jepet lamtumira e fundit

Ndahet nga jeta “babai” i gjeofizikës shqiptare

26.10.2019 - 17:54

Në ambientet e Akademisë së Shkencave, u kryen sot homazhet në nder të akademikut Salvatore Bushati. Për shkak të një sëmundje të rëndë ai u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare.

Akademiku Salvatore Bushati, është konsideruar “babai” i gjeofizikës dhe gravimetrisë shqiptare.

Studimet e tij konkretizohen me projektime e zbulime të shumta të kromit në Shqipëri. Kujtojmë këtu se ka drejtuar grupin kërkimor shkencor në studimet eksperimentale mbi mundësitë e përdorimit të metodave gjeofizike në kërkimin e mineralit të kromit në Shqipëri.

Në vitin 198, krijoi dhe drejtoi departamentin e kërkimeve krahinore gjeofizike dhe gjeokimike. Gjatë viteve 1995–1999, kaloi në drejtim të Qendrës së Kërkimeve Gjeofizike, Gjeokimike dhe të Mjedisit, të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, duke e transformuar atë në një institucion bashkëkohor.

Në vitin 2008 Bushati u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ndërsa në vitin 2010 anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve, në Austri.

Kujtojmë se Akademiku Salvatore Bushati ishte i pari që ndëmori bërjen e disa studimeve, që kryheshin për herë të parë në Shqipëri.