MENU
klinika

Vendimi i ri që ka 'mbërthyer' ndërtuesit

Asnjë apartament nuk do të shitet pa u siguruar më parë!

26.10.2019 - 19:24

Ndërtuesit nuk do të lejohen më të shesin asnjë apartament për qytetarët pa e siguruar më parë për dhjetë vjet tek kompanitë e sigurimeve.

Sipas vendimit të qeverisë që bën të detyrueshëm sigurimin e banesave të reja që ndërtohen nga këtej e tutje, në momentin e shitjes së apartamentetit ndërtuesi, zhvilluesi ose investitori i dorëzon blerësit bashkë me pronësinë e ndërtesës edhe kontratën 10-vjeçare të sigurimit, në të kundërt transaksioni nuk kryhet nga zyrat e noterëve.

Por, çfarë kosto do të ketë kjo masë për qytetarët.

Sipas vendimit të qeverisë, tarifa vjetore e sigurimit nuk duhet të jetë më e ulët se sa 0.1 për qind e vlerës së apartementit ose ndërtesës.

Kjo do të thotë se një banesë me vlerë 100 mijë euro do të ketë një kosto sigurimi 1 mijë euro për gjithë periudhën dhjetëvjecare ose 100 euro në vit. Ndërsa për një apartament me vlerë 50 mijë euro, kostoja e sigurimit do të jetë 50 euro në vit ose 500 euro për 10 vjet.

Edhe pse sigurimi i pronës do të bëhet nga ndërtuesi, kostoja do të bjerë mbi qytetarët që blejnë apartamente, pasi ajo do të transferohet në cmimin e blerjes. Rrjedhimit vetëm si pasojë e kësaj mase ccmimi i apartamenteve pritet të rritet me 1 për qind.

Vendimi i qeverisë për sigurimin e ndërtesave të reja vjen pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin një muaj më parë.

Por sigurimi i detyrueshëm i baneesave është një projekt I hershëm i iniciuar nga Autoriteti i mbikqyrjes financiare dhe i lobuar fort nga kompanitë e sigurimeve, që me këtë masë pritet të kenë edhe më shumë të ardhura.