MENU
klinika

Serie A, java 9

Ngec Inter, nuk përfiton nga ndalesa e Juves

26.10.2019 - 20:16

Interi nuk e shfrytëzoi dot ndalesën e Juventusit, dhe barazon në shtëpi 2-2 përballë Parmës së mbrojtësit shqiptar, Kastriot Dermaku, që e nisi si titullar dhe luajti për 90 minuta.

Pjesa e parë nisi me sulme të Parmës, dhe që në minutën e 10-të, ishte mbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku që goditi me të djathtën nga hyrja e zonës, por Handanoviç u zgjat për të shpëtuar gjithçka.

Gjithsesi, në të 23-tën, ishte Interi që zhbllokoi shifrat me Kandrevën. Pasi shënoi edhe në Champions ndaj Dortmundit, Kandreva gjuajti fort nga jashtë zone, dhe topi pësoi dy devijime, e pëfundoi në rrjetë.

Gjithsesi, Parma nuk u dorëzua, dhe në të 26-tën ishte Karamoh, një lojtar zikaltër i huazuar te Parma, që shënoi një gol mjaft të bukur nga hyrja e zonës, dhe nuk festoi. 4 minuta më pas, ishte Brozoviç që gaboi një top, dhe Karamoh përfitoi e u nis në kundërsulm. Pasi përshkroi disa metra, pasoi te Zhervinjo, që i vetëm me Handanoviç nuk e kishte të vështirë ta mposhtte.

45 minutat e para u mbyllën me fitoren e miqve, ndërkohë e dyta nisi me një marsh tjetër nga ekipi i Kontes. Në minutën e 51-të, është Romelu Lukaku që gjen golin e barazimit, por u deshën plot 4 minuta që rasti të rishikohej në VAR, pasi pozicioni i Kandrevës që adha asistin ishte shumë i dyshimtë.

Në fund u akordua gol i rregullt për Interin, por minutat e tjera nuk pati më ndryshim rezultati, dhe në fund Interi e Parma barazuan 2-2.

Pas barazimit të Juventusit, zikaltrit kishin një shans mjaft të mirë që të merrnin kreun e Serisë A, por nuk e shfrytëzuan, teksa mbeten në vendin e dytë me 22 pikë, një më pak se Juvja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brozo dhe Lukaku përgjigjen në fushë

‘Tërmet’ zikaltër në Derby/ Inter dominon Milanin