26.10.2019 - 22:24
Një 16-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Gjirokastrës.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar si shtetasja Daniela Pula. Nga të dhënat e para dyshohet se vajza ka konsumuar fasule me fostoksinë.
Adoleshentja ka ndërruar jetë në reanimacion. Në spitalin e Gjirokastrës nuk ka mjekë toksikolog.
Mësohet se katër vite më parë vajza, e cila ndërroi jete kaluar një encefalopati, sëmundje kjo që i ka dëmtuar trurin.
Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.