MENU
klinika

Aksioni për lirimin e hapësirave publike

Sako: Qytetarët meritojnë të lëvizin me dinjitet në rrugët tona

27.10.2019 - 14:33

Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike të cilat ishin zënë  padrejtësisht nga biznese të ndryshme, dhe shkaktonin probleme të shumta veçanërisht për nënat me karrocë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.

Kryebashkiakja Valbona Sako ka paralajmëruar se do të merren të gjitha masat ndaj kujtdo që zapton hapësirat publike.

 Ajo thekson se qytetarët e Durrësit meritojnë që të jetojnë dhe të lëvizin me dinjitet në rrugët e qytetit.

“Ndërsa përgatitemi për të festuar 75-vjetorin e Çlirimit të Durrësit, paralelisht po punohet dhe për çlirimin e hapsirave publike. Qyteti ynë po futet në stinën e festave kombëtare dhe ka nisur puna për organizimin e disa aktiviteteve për kujtimin e kontributit të atyre që dhanë jetën për çlirimin dhe pavarësine e Durrësit dhe Shqipërisë. Krahas respektit për ta, edhe ata që jetojnë në qytetin tonë meritojnë të kalojnë me dinjitet në rrugët tona. Kjo është arsyeja pse Policia Bashkiake ka nisur një aksion për verifikimin dhe marrjen e masave ndaj kujtdo që zapton hapësirat publike”, shkruan kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin