MENU
klinika

Ujësjellësit në vështirësi?!

Qeveria ndryshon subvencionin për të penguar mosfunksionimin

27.10.2019 - 14:53

Këshillat bashkiakë do të kenë të drejtë të ndryshojnë destinacionin e përdorimit të subvencionit që shoqëritë e ujësjllës kanalizimeve marrin nga buxheti i shtetit.

Në udhëzimin e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përcaktohet se ndryshimi ka për qëllim mos pengimin e funksionimit normal të aktivitetit të ujësjllësve, që sikurse dihet japin një shërbim tejet të rëndësishëm për qytetarët.

Metodologjia e miratuar në prill të këtij viti, përcakton se subvencioni i përfituar për mbulimin e kostove direkte të operimit, në masën 50% të tij duhet të shkojë për të paguar faturat e energjisë elektrike, si dhe për mbulimin e kostove të pajisjen me matësa të famijeve që u përkasin kategorive në nevojë.

Ndërkohë që, këto detyrime erdhën në një kohë kur nga ana e shoqërive të ujësjellës- kanalizimeve u kërkua që të mirëmenaxhoheshin. Por, ndryshime t e fundit , tregojnë se kjo kërkesë nuk është arritur , duke kërkuar ndërhyrjen e këshillave bashkiakë, për të evituar funskionimine tyre.

Kjo vërtetohet edhe nga  borxhet që  këto institucione kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku në muajin gusht të këtij viti arritën në 10.409 mld lekë, vlera më e lartë që prej vitit 2010.