Kjo datë, 27 tetori, u zgjodh nga UNESCO në vitin 2005, me qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve audiovizuale.
Dokumentet audiovizuale, që përfshijnë filmat, programet në radio dhe televizion, janë trashëgimi e përbashkët, këtu bëhet fjalë për xhirimet e para, të shekullit 20 dhe 21.
Këto dokumente historike, kulturore apo artistike, shkencore apo të të tjerave natyra janë mbrojtje e identitetit kulturor të popujve. Por, teknologjia e imazhit dhe zërit, që u vjen në ndihmë njerëzve për të shfaqur përvojat dhe njohuritë e tyre, po zhduk thesare të panumërta dokumentare.
Të gjitha trashëgimitë audiovizuale në botë, janë të rrezikuara – shkruhet në faqen zyrtare të Kombeve të Bashkuara, me rastin e kësaj dite simbolike.