27.10.2019 - 19:09
Policia e Britanisë ka arrestuar të dyshuarin e pestë, për 39 persona të vdekur, të gjetur në rimorkion frigoriferike të një kamioni në Essex.
Policia thotë se i akuzuari është shoferi i kamionit, i cili quhet Maurice Robinson, 25 vjeç, nga Craigavon, Irlanda Veriore. Ai do të paraqitet të hënën në gjykatë, i akuzuar për 25 vrasje.
Edhe katër të tjerë janë arrestuar dhe janë duke u hetuar.
Policia britanike po përpiqet të identifikojë viktimat, ndërsa dyshohet se ata janë emigrantë të ardhur nga Azia.
Ngjarja e rëndë me 39 emigrantë të vdekur brenda në kamion, duke ikur për në Angli tronditi opinionin publik mbarëbotëror.