28.10.2019 - 09:11
Orët e para të mëngjesit deri në mesditë do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët.
Por pritet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat të bëhen të dukshme në zonat përgjatë kufirit Lindor dhe në Veri të vendit.
Orët e vona të natës sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4 gradë C deri në 26 gradë C.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.