MENU
klinika

"Merrni masa mos ketë viktima në parlament"

Rudina Hajdari ‘trondit’ me deklaratën: Më kanë kërcënuar në zyrë!

28.10.2019 - 11:28

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar sot në seancë plenare se është kërcënuar në zyrën e saj në kryesinë e Kuvendit.

Hajdari kërkoi nga Ruci, t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së saj për të marr masa sa i takon sigurisë së ambjenteve si në Kuvend ashtu edhe në Kryesi.

“Para pak ditësh ju kam dërguar një shkresë në lidhje me një kërkesë që ju kërkon të siguroni ambjentet e Kuvendit dhe të kryesisë. Nuk mund të ndodhë sot që në 2019 deputetët të kërcënohen.

Është e papranueshme që një femër të kërcënohet persona të tjerë. Më kanë ardhur në zyrë e më kanë kërcënuar merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në parlament asnjë deputet mos të hyjë pa u kontrolluar.” tha Hajdari