29.10.2019 - 10:15
Ira dhe Gaz Paja u bënë dje prindër për herë të parë, teksa familja e tyre u shtua me një djalë. Me siguri prindërit e rinj janë shumë të lumtur me statusin e ri, që vogëlushi u ka dhuruar.
Mirëpo, si e kanë e pagëzuar të voglin e tyre Gazi dhe Ira?
Bashkëshortja e aktorit të humorit të “Portokallisë” ka treguar në Instagram emrin e të birit. Ata kanë vendosur emrin Dard për djalin e tyre.
“Na e mbushe zemrën plot Dard. I bekuar qofsh”,-shkruan Ira në Instagram.
Dard më siguri është shkurtim i emrit shqiptar Dardan. Ira dhe Gazi u kurorëzuan në martesë më 1 qershor të këtij viti në një ceremoni madhështore.
Nuk ka munguar as nje dedikim nga tezet e te voglit: