29.10.2019 - 14:19
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg me afat 20 ditë Ferdinant Torozin dhe detyrim paraqitje Petrit Topallin.
Torzi dhe Topalli janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas aksidentit për vdekje të 25-vjeçarit Ramazan Bata, në Durrës.
Gjykata është shprehur se ngjarja ku mbeti viktimë Bata, është pa autor.
Fillimisht i riu i cili ishte duke udhëtuar me një motor është përplasur nga autobusi me shofer Petrit Topalli 49-vjeç, banues në Krujë, ndërsa më pas trupi i tij është marrë zvarrë për disa metra nën furgonin Ferdinant Torozi 54-vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se viktima 25-vjeçar ka qenë fajtor për shkaktimin e aksidentit.