MENU
klinika

Ngjarja në sytë e policit

Skandal dhune te moshat, trajneri godet fëmijët

30.10.2019 - 09:27

Një tjetër skandal dhune i shtohet futbollit shqiptar dhe bëhet fjalë te të rinjtë. Në një video shfaqet ish-trajneri i moshave të Laçit, Ndue Tarazhi, duke goditur disa fëmijë të skuadrës së tij pas një humbje në kampionat.

Tarazhi, i larguar nga drejtimi i ekipit disa kohë më parë, nuk ndal shpullat ndaj këtyre fëmijëve, ashtu si edhe fjalorin ofensiv ndaj tyre, pa u shqetësuar nga askush, edhe pse ka shumë të tjerë të rritur që ndjekin skenën me normalitet të plotë, mes tyre dhe një polic.

Fyerjet ndaj këtyre fëmijëve nuk mungojnë, ndërsa situata përshkallëzon në një moment kur një futbollist i vogël mundohet t’i bëjë rezistencë këtij “trajneri” i cili në mënyrën e tij mundohet t’i përgatitë ata si futbollistë të së ardhmes.

Fjalwt e Ndue Tarazhit

Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor?

Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dueli i rivalëve të Superiores

Dhuna prish startin, Skënderbeu e nis mbarë