MENU
klinika

"Don Kishoti e Sanço Pança në arrati"

Noli kur takoi Konicën me fustanellë, për herë të parë

30.10.2019 - 12:25

“E kam takuar Faik Konicën për herë të parë më 1909. Ishte diçka që nuk kam për ta harruar kurrë.

Më kishte shkruar nga Londra se do të vinte në Boston i veshur me kostum shqiptar.

Ideja ishte që të dilte fotografia e tij në gazeta dhe të shfrytëzohej rasti për të propaganduar çështjen kombëtare shqiptare, e cila ka qenë pasioni i gjithë jetës së tij. Unë mbeta i shtangur.

 

 

Si prift ortodoks i modës së vjetër, në atë kohë unë vetë mbaja një mjekër të gjatë e të zezë, për të cilën më duhet të pranoj se nuk u pëlqente djemve të Bostonit.

E merrja me mend se sa do të dëfreheshin ata djem, po të më shihnin duke ecur rrugës me një burrë të veshur me fustanellë shqiptare.

Ndonëse nuk kisha parë kurrë ndonjë fustanellë shqiptare, e përfytyroja se do ngjasonte me fustanellën greke, një lloj fundi balerinash.

Unë isha i shkurtër e i bëshëm.

 

 

Konica ishte i gjatë e i thatë, kështuqë të dy do të dukeshim si Don Kishoti me Sanço Pançën të arratisur nga ndonjë cirk.

Sa u habita këtë herë, kur pashë se djemtë e Bostonit e harruan gjithçka lidhur me mjekrën time dhe thjesht zunë të shihnin Konicën me adhurim.

Atëhere e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanella qesharake greke, por diçka që i ngjante kiltit të skocezëve dhe se i përshtatej shumë një burri të pashëm si Konica.”

 

Fan Noli

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen