MENU
klinika

Historia e Binës

Më ranë të gjitha flokët dhe aktualisht jam tullace

30.10.2019 - 12:29

Bina ishte 8 vjeç kur flokët e saj filluan të bien.

Kushërira e saj ishte e para që i pa pullat pa flokë me madhësi të monedhave, kur po i rregullonte flokët.

Një vizitë te dermatologu me nënën e saj u dha përgjigje. Bina kishte alopecia areata, një çrregullim i lëkurës që bën që flokët të bien papritmas në copëza të vogla.

Disa njerëz përjetojnë cikle të mbirjes të flokëve, të ndjekur nga humbja e flokëve, për vite me rradhë. Nuk është e dhimbshme, por mund të ndikojë në vetë-imazhin e një personi.

Për Binën, tani 20 vjeç, pullat nuk ishin një problem kur ishte në shkollë fillore. Por gjërat ndryshuan në shkollën e mesme.

“Unë gjithmonë isha e shqetësuar se kush do ta vërente atë, deri në atë pikë sa të drejtoja flokët çdo ditë,” tha Bina.

Duke i drejtuar flokët e saj, mund të mbulojë pullat e rëna dhe të fshehë gjendjen e saj.

“Kjo është një gjendje që vërtet ju teston. Ju duhet të bëheni të fortë dhe të zhvilloni vetë dashuri dhe motivim vetjak në mënyrë që të kaloni atë.”

Në shkollën e mesme, mësuesi i fiskulturës priste që të gjithë në skuadër të mblidhnin lartë.

Bina ishte e shqetësuar se kjo do të ekspozonte problemet , kështu që ajo i mbulonte ato me llak me ngjyrë për flokë të zeza. Ajo gjithashtu provoi, një zgjatje flokësh të qepur në flokët e saj natyralë. Por kjo shkaktoi më shumë humbje të flokëve.

Më në fund e pyeti mësuesin ajo mund ti mbante flokët ndryshe për të mbuluar arnat në kokë.

Kur një shoqe e skuadrës me flokë të shkurtër e pyeti nëse ajo mund të bënte të njëjtën gjë, trajneri u përgjigj duke pyetur në mënyrë sarkastike nëse kishte edhe ajo alopeci.

“Gjëra të tilla nuk e bënë më të lehtë përballimin,” tha Bina.

Ajo përdor një shampo të veçantë për të mbajtur flokët natyralë të shëndetshëm. Gjithashtu mban paruke dhe përdor grim për të tërhequr vetullat.

“Bojrat dhe llaku janë bërë një pjesë e jetës sime,” shpjegoi Bina. “Dhe nëse i humbni vetullat si unë, këto produkte janë shoku më i mirë”.

Familja e ka mbështetur atë përmes përvojës me alopeci.

“Ata ishin njerëzit e vetëm që panë flokët e mi në gjendjen natyrale në rastin më të keq,” tha ajo.

Babai i saj, i cili gjithashtu ka alopeci, ka qenë veçanërisht mbështetës. Alopecia është një sëmundje gjenetike, që do të thotë se njerëzit mund ta trashëgojnë atë nga një i afërm, siç është një prind.

Përkundër një sistemi të fortë mbështetjeje, Bina ende ndjen presion.

Për të ndihmuar veten dhe të tjerët, ajo hapi një kanal në YouTube, ku flet për alopecinë dhe si të përballohet.

Mesazhi kryesor është i dashurisë ndaj vetvetes dhe vendosmërisë.

“Nuk ju përcakton”, thotë Bina. “Kjo është një gjendje që ju vë në provë. Ju duhet të bëheni të fortë dhe të zhvilloni vetë-dashuri dhe vetë-motivim për ta kaluar atë.”

Në fillim të kësaj vere, për shembull, të gjitha flokët e saj u rrëzuan brenda disa javësh të shkurtra dhe ajo aktualisht është tullace. Por Bina nuk dorëzohet. Ajo po përgatitet me entuziazëm për vitin e saj të fundit të shkollës dhe të ardhmen që qëndron përtej saj.

“Megjithëse është ende një betejë e përpjetë, unë nuk kam humbur besimin. Unë ende e di se unë jam e bukur!”, thotë ajo.

“Dhe për sa kohë që ju jeni të kënaqur me veten tuaj, kjo është gjithçka që ka rëndësi. “

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë