MENU
klinika

Pjesë e bandës “Habilaj”, i vetmi i arrestuar

Krimet e Rënda mbyllin hetimet për Armand Kocerrin

30.10.2019 - 15:35

Krimet e Rënda japin pretencën për Armando Koçerrin. Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Armando Koçerrin, i cili u arrestua në vitin 2017 në Babicë të Vlorës me rreth 4 ton kanabis.

Me gjykim të shkurtuar Koçerri do të përfitojë ulje të dënimit në 10 vite.

Koçerri është pjesë e grupit të Habilajve, i vetmi i arrestuar në Shqipëri nga ky grup. Sipas Prokurorisë droga ishte e Habiljave, ndërkohë që Koçerri kishte vënë magazinën në dispozicion të tyre. Sipas prokurorisë ai kishte komunikime të shpeshta me Moisi dhe Florian Habiljan. Vendimi për Koçerrin do të jepet në datë 7 Nëntor.

Koçerri është pronari i banesës në fshatin Babicë të Vlorës, ku në 2017-ën u kapën 4 ton kanabis.

Në atë kohë, prokuroria ngriti akuzën ndaj tij si pjesëtar të grupit të strukturuar kriminal të Habilajve, por dosja e tij u hetua e veçuar.

HETIMET

Duke iu referuar të dhënave nga Prokuroria e Katanias, të zbardhura nga mediat italiane, grupi i shkatërruar gëzonte në Shqipëri një mbështetje nga një pjesë e Policisë.

Sipas “Meridionews”, droga trafikohej nëpërmjet detit në Itali dhe më pas, aty i shpërndahej klaneve mafioze. “Organizata, e cila në Shqipëri gëzonte mbrojtje nga disa eksponentë të Policisë, të cilët ishin të implikuar, kryente trafikun kryesisht nga deti, falë mbështetjes së disa anijeve të peshkimit.

Në momentin që droga arrinte në Itali, ajo kalonte në nivelin e dytë. Disa persona të tjerë e blinin atë, dhe më pas, e rishisnin te pasuese të klaneve të mafies, kryesisht të provincave të Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës”, shkruante disa muaj më parë “Meridonews”.

Më tej, media italiane shkruan edhe për hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe marrjen në pyetje të Moisi Habiljat në Itali për llogari të Shqipërisë. “Hetimet italiane u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. I afërmi i Habilajt, i cili ka qenë ministër, është nën hetim.

Saimir Tahiri ka hedhur poshtë akuzat. Në Itali, prokurorët shqiptarë arritën disa muaj më parë. Në pyetjet e tyre, në burgun Bicocca, Habilaj vendosi të përgjigjet, por përmbajtja e procesverbalit, të paktën për momentin, nuk është zbuluar”, përfundonte shkrimi i “Meridionews”.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier