Megjithëse koha e saj televizive u zu nga Sokol Balla, gazetarja Rudina Xhunga do të jetë sërish në “News 24”.
Kësaj here, ajo do të vijë me një format dhe orar të ri transmetimi.
Madje, emisioni i saj i ri do të quhet “Shqiptarët e mrekullueshëm”.
Këtë lajm e ka dhënë vetë gazetarja në një intervistë për “News 24”.
“Unë këtu kam qenë gjithmonë nuk kam ikur asnjëherë. Kësaj radhe në një mënyrë tjetër. Vjen në një formë tjetër. Nuk do jetë emisioni i aktualitetit që bërtet. Por do jetë të dielën emisioni i aktualiteti që të bën të shpresosh.
Ajo që ndiej unë me njerëzit është që ky vend nuk bëhet, unë hyj te njerëzit që besoj te ky vend dhe te njerëzit e këtij vendi. Ky është një cikël emisionesh dhe do të quhet ‘Shqiptarët e mrekullueshëm’.
E gjeta këtu shikuesin, dua t’i thërras të jenë me mua ditën e diel për histori shqiptarësh që njohin apo dhe nuk i njohin”- është shprehur Xhunga.