MENU
klinika

"Pro fillimit të bisedimeve"

Presidenti i PE vizitë në Shqipëri, Balla: Mirënjohës për mbështetjen e tij

30.10.2019 - 19:03

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të lajmit se Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, do të vizitojë Shqipërinë në fillim të muajit dhjetor.

Përmes një postimi në Twitter Balla shpreh mirënjohjen e tij për presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, i cili ka mbështetur fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtrësim të Shqipërisë dhe Maqedonisës së Veriut me Bashkimin Europian.

foto galeri

Sipas Ballës, Parlamenti Europian tregoi angazhim të plotë në vazhdimësinë e zgjerimit në BE me vendet Ballkanit Perëndimor.

“Parlamenti Europian tregoi angazhim të plotë në vazhdimësinë e zgjerimit në BE të Ballkanit Perëndimor.

Mirënjohës Presidentit të Parlamentit Europian për mbështetjen e tij në favor të fillimit të menjëhershëm të bisedimeve për anëtrësim të Shqipërisë dhe Maqedonisës së Veriut me Bashkimin Europian”, shkruan Balla.