Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të fshatit Katulndi i Ri në Durrës.
Furgoni ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë, duke e lënë këtë të fundit të vdekur.
I aksidentuari, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në spital. Megjithëse ambulanca e transportoi të dëmtuarin në spital, ai ndërroi jetë rrugës.
Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë errësira në rrugë. Drejtuesi i furgonit ka deklaruar në polici se nuk e ka parë personin që udhëtonte me biçikletë.
Njoftimi i policisë lokale:
Me datë 30.10.2019, rreth orës 21:00, në sektorin “Rinia”, Durrës, shtetasi F.L.,47 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka aksidentuar shtetasin me biçikletë, A.V., 45 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit.