31.10.2019 - 11:12
Tre ditë pasi deklaroi se ishte kërcënuar, deputetja Rudina Hajdari merret në mbrojtje.
Burime bëjnë me dije se deputetes Rudina Hajdari i është vendosur një truprojë.
Në Kryesinë e Kuvendit Hajdari lëviz e shoqëruar nga truproja. Ajo deklaroi në seancën e së hënës se është kërcënuar në zyrën e saj në kryesinë e Kuvendit. Hajdari kërkoi nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së saj për të marr masa sa i takon sigurisë së ambjenteve si në Kuvend ashtu edhe në kryesi.