Në 60-vjetorin si anëtare në UNESCO, Shqipëria do të dhuronte pranë kësaj organizate, një ikonë të restauruar gati një vit më parë./Konica.al
“Ngjallja e Shën Llazarit”, restauruar marsin e vitit 2018, sipas një vendimi nga qeveria, ishte bërë gati për t’u dhuruar në UNESCO.
Por, një vit më pas, u mor vendimi i dytë, që anulon të parin: “Ngjallja e Llazarit” do t’i përkasë Shqipërisë, duke shfuqizuar aktin e dhurimit, ndërmarrë ky, gjatë shtatori 2018.
Kryevpera e trashëgimisë kulturore shqiptare “Ngjallja e Shën Llazarit” , që vjen nga kisha e Ungjillëzimit, realizuar në fillimet e shekullit XIX, është vlerësuar nga specialistët, si vepër me nivel të lartë artistik. Rastaurimi i plotë i saj u arrit më 2018-ën, pasi vepra artistike ishte në gjendje kritike.
Pasi ikonës iu rikthyen vlerat artistike, krahas atyre historike që mbart, në mars të vitit 2018, këtë shtator u publikua edhe vendimi, si më poshtë:
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
Vendimi i dytë Nr.564,që anulon të parin është postuar këtë të mërkurë, më 30 tetor 2019, në fletoren zyrtare si më poshtë:
“SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.564, DATË 29.9.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHURIMIN UNESCO-S TË IKONËS “NGJALLJA E LLAZARIT”, NË KUADËR TË 60-VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË KËTË ORGANIZATË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave.