MENU
klinika

Çfarë po ndodh në Mirditë?

Dhunohen rojet e një firme, digjen 4 makina

31.10.2019 - 14:38

Dy persona që ruanin makineritë e firmës në Kaçinar të Mirditës janë dhunuar fizikisht, ndërsa 4 automjete janë djegur. 

Firma ku ka ndodhur ngjarja pritet të ndërtojë HEC-e në këtë zonë. Kjo është pista kryesore ku po heton aktualisht policia për këtë ngjarje të rëndë.

Është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të makinerive, të cilët janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë mjekësore. Dy personat e dhunuar kanë mbërritur në urgjence me fraktura në trup, ndërsa fatmirësisht  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore konfirmojnë faktin se deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë kallëzim nga ana e dy personave, që ranë pre e dhunës në Mirditë.