31.10.2019 - 15:10
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker ka kritikuar BE-në për vendimin e marrë për Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Reeker ka deklaruar se disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të.
“Republika e Maqedonisë Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje për integrimin në BE. Njerëzit e këtyre vendeve duan t’i bashkohen BE-së. Ne e kemi mbështetur zgjerimin e BE. Jemi të zhgenjyer kur shohim disa liderë kanë pikëpamje të shekullit të 19-të”, deklaroi Reeker.