MENU
klinika

Volejboll Femra

Champions, Partizani nuk përmbys dot hungarezet

31.10.2019 - 19:43

Nuk ka përmbysje dhe as mrekulli. Partizani në volejboll për femra është eliminuar në turin e tretë të Champions League, ku u mund sërish nga hungarezet e Vasas Obuda Budapest.

Volejbollistet e kuqe u mposhtën në sallën e “Parkut Olimpik” me rezultatin 0-3, me hungarezet, që ashtu si në sfidën e parë ku fituan 3-0, e kishin totalisht në kontroll lojën.

Seti i parë u fitua nga miket me shifrat 19-25, ndërkohë që edhe dy setet e tjerë nuk patën shumë histori. Hungarezet dominuan në të dytin, e triumfuan me rezultatin 17-25.

Seti i tretë, që shërbeu sa për statistikë, u fitua po nga volejbollistet e Vashashit, me shifrat 16-25. Në fund, Vasas kualifikohet për më tej dhe ëndrra e Partizanit përfundon këtu.