Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas përfundimit të mbledhjes me rajonin e Veriut.
“Institucionet janë institucione”, tha kreu i qeverisë pa dashur të japë më shumë komente.
Me 5 vota pro, anëtarët e KQZ, duke marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, vendosën që Agim Kajmaku nuk duhet të jetë më në krye të Bashkisë së Vorës, pasi ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos pasqyruar arrestimin e më pas hetimin nga autoritet greke.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se në kuadër të përmbushjes së Reformës Zgjedhore do bëhen ndryshime për të rritur kontrollin mbi të dhënat e kandidatëve.
Kryeministri tha se kush gënjen në formularin e dekriminalizimit do të dënohet me burg dhe kandidatura nuk do të regjistrohet një ditë para fushatës, por një muaj më parë me qëllim që të ketë sa më shumë kohë që të verifikohet pastërtia e figurës së çdo kandididati.