MENU
klinika

Rivitalizimi

Bujqësia rimerr vëmendjen, kryeson me punësimet

01.11.2019 - 13:21

Bujqësia kryeson me 37,4% të totalit të punësimit.

Ofrimi i lehtësirave fiskale dhe mbështetja me financime të drejtë për drejta nga buxheti i shtetit apo me grante nga projektet e ndryshme ndërkombëtare, kanë rikthyer vëmendjen dhe interesin jo vetëm të banorëve në zonat rurale por edhe të sipërmarrësve, të rikthehen për të investuar dhe punuar në sektorin e bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur shembuj konkret të shumë emigrantëve që janë rikthyer familjarisht në vendlindje, për të punuar në tokat e tyre bujqësore.

Duke sjellë edhe eksperiencën e huaj në vendet ku kanë punuar, ata kanë arritur të ndërtojnë sot modele suksesi në biznesin bujqësore, ku prodhimi konkuron në tregjet e huaja dhe zgjerohen çdo ditë vendet e reja të punës.

Sipas ekspertëve të bujqësisë, nxitja për rivitalizimin e bujqësisë, po rikthen në zonat rurale edhe një pjesë të konsiderueshme të migracionit të brendshëm.

Sipas të dhënave nga instituti i statistikave, punësimi në bujqësi dominon totalin e të punësuarve në 9 qarqet e vendit.

Në qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Elbasanit punësimi në bujqësi zë mbi 80% të totalit në këto qarqe, me respektivisht, 86,1%, 84,4% dhe 83,5%.

Gjithashtu përqindje të larta të punësimit në bujqësi ka edhe Fieri me 76,2% të totalit, Korça me 74,4%, Berati me 73,6% të totalit, Lezha me 65 %, Gjirokastra me 63,4 dhe Shkodra me 62,9 % të totali të punësimit.

Në Tiranë punësimi dominohet nga sektori privat, pasi të punësuarit në bujqësi zënë 6,5% të totalit, e më pas në Durrës me vetëm 25% dhe në Vlorë me 30,6% të totalit.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!