MENU
klinika

Elbasan/ Mblidhen strukturat

Prerje të paligjshme e djegie kullotash, Llatja: Asnjë tolerim!

01.11.2019 - 13:49

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, mblodhi sot të gjithë strukturën e ndërmarrjes së pyjeve, kryepleqtë e fshatrave, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera ku diskutuan për t’i dhënë fund fenomenit të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Kryebashkiaku Llatja u tregua i prerë në qëndrimin e tij për të mos toleruar askënd që prek fondin pyjor, apo ata që neglizhojnë kryerjen e detyrës në ruajtjen e pyjeve.

“Pasuria e përbashkët nuk do të jetë pre e askujt”, tha Llatja, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.

Duke iu drejtuar strukturave të pyjores, Llatja u tregua i qartë se asnjë abuzues nuk ka dhe nuk do të ketë mbështetje, ndaj ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë.

Kryetari i bashkisë tha se “përgjegjësia do të jetë e njëjtë, si për atë që shkel ligjin edhe për punonjësin e pyjores që neglizhon detyrën”.

Më tej, Llatja u ndal tek djegia e kullotave, e cila shpesh herë është bërë shkak për përhapjen e zjarrit në pyje.

Edhe në këtë drejtim, kryetari i bashkisë kërkoi vëmendje maksimale.