01.11.2019 - 14:47
Nuk ka ende shenja afrimi mes maxhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore. Si maxhoranca dhe opozita vazhdojnë procesin pa njëra-tjetrën.
Mësohet se opozita do të mbledh grupin e punës për reformën zgjedhore ditën e martë në mesditë.
Mësohet se në këtë mbledhje do të shqyrtohen propozimet e anëtarëve për çështjet që lidhen me fushatën dhe median.
Gjithashtu në mbledhjen e dytë të këtij grupi i punës, do të ketë raportim mbi platformën për adresimin e rekomandimeve të ODIHR që kanë të bëjnë me vullnetin politik.