MENU
klinika

Ja si të dukeni si VIP-at

Të dalësh me pizhama tani është trendy!

01.11.2019 - 16:15

Nëse më para të dilje me pizhama ishte e pakonceptueshme, tanimë jo vetëm që është diçka normale, por është edhe shumë trendy.

Madje, nëse pizhamat tuaja janë në “lartësinë e duhur” mund të shkoni edhe në punë me to. E ku ka gjë më të rehatshme?!

Vajzat e famshme na kanë dhënë pafund ide kombinimesh dhe nëse dëshironi të dukeni edhe ju si një diva, mund të frymëzoheni nga ato.

Marie Claire ka dhënë gjithashtu gjashtë ide kombinimesh që mund t’ju hyjnë në punë.

Nëse Gigi Hadid duket kaq bukur me pizhama në rrugë, edhe ju mundeni, mjafton të gjeni aksesorët e duhur.

Ky look kaq delikat është perfekt për në mbrëmje. I thjeshtë, sexy dhe shumë femëror. Gjithçka që ju duhet është një fustan nate rozë pudër dhe një xhaketë mëndafshi në po të njëjtën ngjyrë.

Një fustan gjumi treçereksh dhe një pulovër sipër tij ose sipër shpatullave është pamja perfekte për një pasdite me miqtë.

Gati për në zyrë. Xhaketa i jep “fustanit të gjumit” prekjen që i duhet për t’u dukur serioz.

Një kombinim i tillë është vetëm për ato më të guximshmet. E sigurt që gjithë sytë do të jenë mbi ju.

Për një pamje kaq interesante ju duhen vetëm pizhamat edhe pak guxim. Megjithatë, ju sigurojmë se do të ndiheshit më rehat se kurrë!

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën