MENU
klinika

Goditja me thikë

Tmerr, futbollistja vritet për një telefon

01.11.2019 - 21:54

Bota e krimit nuk fal, por të humbësh jetën pas një mosmarrëveshje për një celular, është vërtet për të ardhur keq, kudo që të ndodhë, edhe në një vend të botës së tretë.

Futbollistja e kombëtares së femrave të Xhamajkës, Tarania Clarke, është vrarë pas një përleshje me thikë me një grua tjetër, për shkak të një mosmarrëveshje për një celular.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orë 20:50 të së enjtes. Goditja me thikë ka rezultuar fatale, teksa 20-vjeçarja humbi jetën në spital.

Clarke aktivizohet me Uaterhaus Fc, teksa kishte gjetur rrugën e rrjetës në ndeshje e fundit që kombëtarja e Xhamajkës, kishte zhvilluar ndaj Kubës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN