MENU
klinika

"Shqipëria ende osmane"

Zbulohet thesari i rrallë në Bibliotekën Kombëtare

02.11.2019 - 08:24

     Një nga themeluesit e paleontologjisë dhe autor i studimeve shqiptare, baroni Franc Nopça (Franc Nopcca), mes një pjese dokumentesh të ruajtura në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë, Vjenë, diskutohej edhe për një sërë dorëshkrimesh të humbura.

Por, ishte një surprizë që fakti se një thesar i rrallë, me dorëshkrime voluminoze, do të gjendej në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në Tiranë; në vendin për të cilin, ai jetoi dhe punoi në fillimshekullin 20-të.

Lajmin e bën të ditur specialisti i trashëgimisë, Artan Shkreli. Pasi ka prezantuar fotografitë e të gjitha dorëshkrimeve të rralla dhe voluminoze, Shkreli shkruan në rrjetin social se:

 

“Një thesar autentik ndodhet në Bibliotekën Kombëtare: pikërisht ditarët origjinalë të Franc Baron Nooscas… bëhet fjalë për tetë vëllime të mbajtura mirë, por asnjëherë të botuara që pasqyrojnë kërkimet e tij në Shqipërinë ende Osmane. Gjeografi, etnografi, histori etj përshkrime te hollësishme që presin syrin dhe mendjen e studiuesit.
Emocion i pashoq t’i prekje me dorë ato thesare unikale!”,- shkruan, Shkreli.

Studiuesit pohojnë se Nopça, gjatë jetës së tij ka botuar më shumë 186 tituj veprash dhe kërkimesh studimore, kryesisht nga fushat e paleontologjisë, të gjeologjisë dhe të albanologjisë, ndërsa gati një e treta, rreth 54 botime, janë për Shqipërinë. Këtyre të fundit tashmë u shtohen edhe një seri veprash të pabotuara që strehohen në formën e dorëshkrimeve në Bibliotekën Kombëtare.

***
Baroni Franc Nopça, i lindur më 3 maj të vitit 1877, e që ka ndërruar jetë më 25 prill të vitit 1933, ishte një aristokrat i dhënë pas udhëtimeve dhe aventurave, por që në formimin e tij ka qenë studiues, gjeolog, paleontolog dhe albanolog me prejardhje rumuno-hungareze.

 

Në rinin e tij Nopça studioi pranë Sys-it në Universitetin e Vjenës dhe në atë kohë u shqua për studimet dhe zbulimet paleontologjie. Ai dhe motra e tij kanë zbuluar mbeturinat e kockave fosile të një dinozauri, të cilat ai ia dërguan një gjeologu dhe paleontologu vjenez. Sipas Robert Elsie, “Nopça shumë shpejt u bë vetë një studiues i famshëm në fushën e paleontologjisë. Më 21 qershor 1899, që në moshën njëzetedyvjeçare, ai mbajti ligjëratën e parë pranë Akademisë së Shkencave në Vjenë me titullin “Mbeturina të dinozaurëve në Transylvani”, e cila pato një jehonë të madhe. Nopça shquhet si themeluesi i paleofiziologjisë, para se gjithash me studimet e tij të njohura edhe jashtë Austrisë për zvarranikë fosilikë.” Po kaq e rëndësishme ishte ndihmesa e Nopçës në fushën e gjeologjisë, për shembull, mbi strukturat tektonike të malësive të Ballkanit perëndimor, ku ai mbrojti disa teori guximtare. ..

Pak vite më vonë, Baroni Nopça u bë i njohur gjithashtu si një ndër albanologët kryesorë të kohës së tij. Botimet e tij albanologjike nga vitet 1907 deri në 1932 u përqendruan kryesisht në fushat e mëposhtme: parahistoria dhe historia e lashtë, etnologjia, gjeografia, historia e re dhe e drejta zakonore shqiptare, të përmbledhura tek Kanuni.

Librat e tij përmbajnë vëzhgime të shumta, por një pjesë e studimeve kanë mbetur në dorëshkrime dhe shumë material të pasistemuara mirë. Vetëm pasi ndërpreu udhëtimet e tij në Ballkan, Nopça u ul të sistemonte dhe shkruante vepra më monumentale shkencore si: “Ndërtime, veshje dhe vegla të Shqipërisë së Veriut,”, 1925), monografinë e jashtëzakonshme “Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipërisë së Veriut”

 

 

    Robert Elsie ka shkruar se “Me vdekjen e parakohshme të Nopçës, shumë vepra të rëndësishme të tij mbetën të pabotuara. Trashëgimia shkencore nga fusha e paleontologjisë iu dhurua Muzeut Britanik në Londër, kurse pjesa albanologjike iu dha kolegut e tij, albanologut të njohur Profesor Norbert Jokl (1877-1942) në Vjenë. Në një letër me datën 24 prill 1933, d.m.th. në ditën e vdekjes, Nopça ia dha Joklit një listë dorëshkrimesh me kërkesë që ky i fundit të marrë kontakt me Paul Graf Teleki në Budapest për të gjetur fonde për botimin e veprave të mbetura. Por fonde nuk u gjetën dhe, pikërisht për këtë arsye, këto veprat e rëndësishme ngelën të pabotuara. Që prej vrasjes së Joklit në maj 1942, trashëgimia albanologjike e Nopçës ruhet në Koleksionin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen