MENU
klinika

E kujt ishte Kosova gjatë historisë!?

Kosova: Kujtime që vrasin. Lufta e parë sipas internetit

02.11.2019 - 14:42

Një libër që tërhoqi vëmendjen e opinionit lexues në botë: “Kosovo: les Mémoires qui tuent. La guerre vue sur Internet” (“Kosova: Kujtime që vrasin. Lufta e parë sipas internetit”) me autore Chantale Quesney (Kanada), dhe parathënie të znj. Louise Arbour (Canada, became the chief prosecutor at the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia)!

Në këtë libër, autorja Chantale Quesney, trajton një problem të madh bashkëkohor: Interneti si një mjet për plasimin e argumenteve politike dhe historike që nënvizojnë konfliktet e armatosura.

Autorja trajton rastin e luftës në Kosovë, e cila u cilësua si e para luftë “kibernetike” përgjatë viteve 1998 -1999. Fillimet e kësaj lufte kanë një prehistori të gjatë, mirëpo ajo botërisht kishte shpërthyer pas suprimimit të statusit autonom të Kosovës si njësi federale e ish-Jugosllavisë në vitin 1989 nga S. Milošević.

Objektivi kryesor i palëve “ndërluftuese” ishte për të dëshmuar se e kujt ishte Kosova gjatë historisë!? Derisa studiuesit shqiptarë të Kosovës duke shkruar për historinë e Kosovës dëshmonin kontinuitetin iliro-arbëror-shqiptar në Kosovë, në anë tjetër studiuesit serbë përpiqeshin për të provuar se Kosova është “djep i Serbisë”, përkatësisht serbët janë themelues të konceptit “Stara Srbija” (“Serbi e Vjetër”), që nënkuptonte Kosovën dhe Maqedoninë e sotme!

Në këtë kuadër studiuesja Chantale Quesney kujton edhe ngjarjen e Betejës së Fushë Kosovës të vitit 1389, e cila kishte dy kuptime: Për serbët, Beteja e vitit 1389 u drejtua nga serbët kundër pushtuesit osman.

Nga ana tjetër, shqiptarët e shohin atë si një koalicion të popujve të Ballkanit, në të cilin shqiptarët kanë marrë pjesë masivisht”.

Libri i autorës Chantale Quesney përfundon më shumë hipoteza, sugjerime dhe informacione në kontekstin e kujtesës, historisë, identitetit, si dhe për çështjen e internetit si një mjet transnacional i komunikimit.

/ Marrë nga profili i historianit Jahja Drancolli

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!