Marsida Qatja, gruaja që u bë shkak për vrasjen e ndodhur pak javë më parë në qytetin e Kavajës, vazhdon të tërheqë vëmendje me postimet në rrjetet sociale.
30 vjeçarja është thirrur disa herë në Prokurorinë e Kavajës për shkak të deklaratave të saj kontradiktore lidhur me ngjarjen.
Qatja ka bërë së fundmi një tjetër postim në llogarinë e saj në Facebook.
Ajo ka postuar një foto me tre fëmijët e saj në Facebook, mbi të cilat shkruante së në praninë e tyre ndjehej e bekuar.
Në foto duket qartë djali i madh, vajza dhe djali 2-vjeçar prej të cilit Qatja siguroi edhe masën “arrest shtëpie”.
Fillimisht u tha se ngjarja erdhi si pasojë e një historie dashurie, ku 30-vjeçarja u pretendua si mollë sherri.
Ndërkohë në një intervistë pak ditë më parë Marsida u shpreh se ngjarja ndodhi si pasojë e prishjes së pazareve të drogës, pjesë e këtij rrjeteti sipas saj ishte edhe kjo e fundit.