MENU
klinika

Plaku i urtë

Anton Çetta, shqiptari i palodhur i mirësisë

03.11.2019 - 12:12

       Shkrimtar, profesori i letërsisë dhe patriot shqiptar. Anton Çetta, i mirënjohur për pajtimin e gjakut në Kosovë, lindi në vitin 1920 në Gjakovë.

Sot, janë bërë plot 24 vite që nga vdekja e tij. Mbarë populli shqiptar, atë e kujton si plakun e urtë që pajtoi shumë familje, të cilat prej vitesh ishin në hasmëri mes njëra-tjetrës.

 

 

Anton Çetta mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në gjuhë dhe kulturë romane. Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe. Nga viti 1960 deri më 1968, ai ligjëroi lëndët, si: letërsia e vjetër shqiptare, historia e letërsisë dhe gjuhë latine, në Universitetin e Prishtinës.

Libri i parë iu botua më 1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklorike,nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga viti 1968, Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

 

 

Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më 1992, Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së.

     Anton Çetta vdiq në vitin 1995 në Prishtinë, për të mbetur përjetë në mendjen e njeriut shqiptar, si plaku i urtë që arriti t bashkojë mijëra familje shqiptare.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen