MENU
klinika

Festivali i inovacionit

Gjiknuri premton investime për rrjetet broadband

19.09.2018 - 14:51

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mori sot pjesë në “Festivalin e Inovacionit”, i cili po zhvillohet përgjatë datave 18-20 Shtator në Tiranë. Gjiknuri tha se qeveria shqiptare po bashkëpunon me Bashkimin Europian nëpërmjet granteve për ta zgjeruar infrastrukturën e nevojshme për  rrjetet broadband, në mënyrë që të krijohen kushtet e kryerjes së shumë shërbimeve qoftë private apo publike nëpërmjet sistemeve online.

“Ne kemi filluar, jemi në hapat e parë për shtrirjen e broadband rajonal. Qeveria është duke organizuar me autoritet përkatëse edhe ankandin për 800 MHz që do të thotë do të kemi një shpejtësi më të madhe të internetit 4G, 5G në mënyrë që shumë shërbime që duhet të ofrohen online të jenë të tilla dhe të kenë mundësi të mbajnë big data. Edhe kjo krijon një mundësi sepse pa pasjen e kësaj infrastrukture shumë nga zgjedhjet inovative nuk do të ishin të mundura”, u shpreh Gjiknuri.

Ai tha se shumë shpejt do të nisë një program i ri me Bankën Botërore që ka të bëjë me menaxhimin inteligjent të transportit, qoftë ky publik, transporti komercial dhe në tregtinë ndërkufitare që zhvillohet nëpërmjet mjeteve të transportit. Sipas tij, të gjitha këto masa do të krijojnë oportunitete të nevojshme që shumë kompani shqiptare që mund të jenë të vogla, mund të lidhen edhe me kompani të tjera më të mëdha në botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konsumuan 46 për qind më shumë internet

Statistikat/ Shqiptarët gjithë ditën në celular