Vet’ Gjeçovi, në vitet e fundit të jetës së tij, na jep disa sqarime për origjinën e emrit të fshatit Kryezi, të rrethit të Pukës. Ndryshimi i mbiemrit të tij, kishte të bënte me një traditë të vjetër kishtare, që e shpjegon Rrok Zojzi, në monografinë e vet.
Një fjalë e urtë e popullit e trashëguar brez pas brezi dhe shekull pas shekulli, thotë: “Amanetin nuk e tret as dheu”. Të heshtim “NE” për ato që vetë At’ Shtjefën Gjeçovi ka thënë me shpirtin dhe mendjen e vet dhe duke lënë të shkruar me dorën e tij, është pabesi që i bëhet, ashtu siç e vranë në pabesi.
Ne nuk duhet ta vrasim për së dyti me heshtjen tonë por as të ndryshojmë ato që ka lënë vet të shkrura dhe as ato që kanë shkruar të tjeret për të. At Gjeçovi ishte dhe mbetët tempull më vete që ndriçon pa nderprë brez pas brezi.Ai ishte dhe mbetët një njeri i madh dhe burrë-shtetas i ditur. Ja si shkruan At’ Gjeçovi, në shkrimin e tij: “Koha e Zgjetave” (Koha e shigjetave)./Konica.al
Duke shkuar në Shkodër, i pari i Thaçit, me emrin e vet “Thaç” në Vaun e Dejës (Deja) takon një djalosh që ishte vetëm dhe nuk dinte se ku po shkonte. Kur pa të parin e Thaçit mbi kalë shale, e pyeti se për ku ishte nisë të shkonte. I pari i Thaçit, iu përgjigj: – Në Shkodër, me vulos disa gjygje dhe pleqëni, që bëheshin prej të parve të secilës krahinë në Shkodër, përpara Kryezotit. – Më merr me vete, – tha djali sa me të mbajtë kalin, mbasi nuk kam njeri dhe jam i varfër.
I pari i Thaçit, pasi e pyeti se nga ishte, ky i tregoi së kishte dalë nga fshati i “Kolonjës”.E mori me vete dhe shkuan në Shkodër. I pari i Thaçit, pasi pat shkuar disa herë me të, kolonjasin (por, tani i lodhur nga pleqëria) e burrat e vllazënisë së Thaçit, rreth 50-60 veta, por jo në nivelin e duhur për të përfaqësuar në pleqëri dhe gjyqe.
Prandaj, i pari i Thaçit shkoi edhe njëherë në Shkodër, me kolonjarin dhe mbasi i vulosi pleqënitë dh e gjyqet së bashku më pleqët e tjerë, i kërkoi Kryezotit të Shkodrës, që t’i jepte leje me dërgue kolonjarin me vulë të flamurit e të vendoste emrin e atij në gjyqe e pleqni, që do të bëheshin përpara atij, sepse vetë nuk mund të lëvizte nga mosha, lart e poshtë.
Kërkesa e të parit të Thaçit, u pranua nga Kryezoti i Shkdrës dhe që nga ky moment, filloi kolonjari të bënte lidhjen Thaç-Shkodër, për të gjitha gjyqet dhe pleqnitë te Kryezoti i Shkodrës. Pasi u bë kolonjari, si i shtëpisë, në vllazëninë e Thaçit, kërkoi të fejohet më të bijën e Thaçit. Pasi u këshillua, i pari Thaçit më njerzit e shtëpisë ranë në një mendje (dakord) me ia dhanë kolonjarit vajzën e vetme që kishte në shtëpi.
Pasi u martua kolonjari, pas 3 vjetësh Thaçi (i pari i Thaçit vdes) kurse kolonjari vazhdonte rrugën si më përpara, pa i kërkuar kush as arsye as vulë. Këtij i lindën 3 djem.
Sipas At’ Gjeçovit, emni “Kryezi“i mbeti katundit prej emnit të të birit të kolonjarit, i cili kishte qenë shumë i idhet (kokëfortë). Si zuni vend në Kryezi, ky u ba më Kabash e kështu, i mbeti vula në dorë Kryeziut (mbasi nuk u intersuan thaçianët), pra i mbeti pleqnia në dorë. Prandaj, mbeti fjala “Kryeziu pleqnusja” e Kabashit.
Pra, vula e gjyqeve dhe pleqnive ishte e Thaçit, por që i mbeti në dorë kolonjarit (dhëndrit të Thaçit), pas vdekjes së Kryepleqnuesit të Thaçit, sepse nuk u interesuan pasadhësit e Thaçit, për vulën e fisit. Pra, për sa u tha, arrihet në përfundimin se: fshat i Kryeziut ka qenë i banuar me Thaçët.
Biseda e At Gjeçovit në kolegjin e Troshanit, me një prift
Në vitin 1928 me 13 janar At’ Shtjefën Gjeçovi-Kryeziu, tregon: Më bije në mend kur isha fëmijë në shtëpi e kur ndonjeni nga ne ishte i idhët (kokëfortë) e kryeneç, plaku Pepa (Petar) Gjeçovi i bërtiste duke i thënë: “Ah, Kryezi breh!”. Ja biseda e At’ Gjeçovit në kolegjin e Troshanit, me një prift të shkollës. – Si të quajnë? – e pyeti burri me veladon. – Hilë, i tha shkurt djaloshi. – Hilë kush? – e pyeti po ai zë. Hilë Gjeçi, iu përgjigj djaloshi. – Nga je? – Nga Janjeva e Kosovës. Si ta quajnë babën? – Mat, Mat Gjeçi. Ai më ka thënë, se të parët tanë janë nga Kryeziu i rrethit të Pukës. Gjeçi e kanë quajtur, të parin e fisit tonë. Në Janjevë, prindrit e Gjeçovit, gjyshi apo ndoshta stërgjyshi, kishin ardhur përpara shumë vitesh.
Ata u detyruan të largohen nga malësitë e Pukës për të siguruar kushte më të mira jetesë. Për një kohë të gjatë ata ruajtën mbiemrin “Kryeziu” për të treguar fshatin e lindjes, por pastaj filluan të mbiemroheshin më emrin e të parit të familjes apo të fisit të tyre “Gjeçi”. Gjeçovi shumë vjet më vonë, fjalën “Kryezi” do ta përdorë përsëri si mbiemër të vet dhe vitet e fundit, kur jetoi dhe punoi në Kosovë, do të shkruajë diçka më tepër. Vetë Gjeçovi, në vitet e fundit të jetës së tij, na jep disa sqarime për origjinën e emrit të fshatit Kryezi, të rrethit të Pukës, për të cilin folëm më sipër.
Ndryshimi i emrit kishte të bënte me një traditë të vjetër kishtare që e shpjegon Rrok Zojzi në monografinë e vet.”Kur një njeri, pranohej pjestar i urdhërit françeskan duhej të ndërronte emrin e të merrte një emër të ri për të treguar kështu se shkëputej nga jeta e më parëshme, nga lidhjet fare fisnore, nga e drejta e trashëgimisë, e pronës etj. Sipas kësaj traditë edhe emri i Mëhill Gjeçit u shëndrrua në Shtefën Kostandin Gjeçov. Ruzhdi Mata-Gjeçovi Nderi i Kombit Tiranë, Reklama 2000,f.5-10.Na duket me rëndësi që etnografi ynë, pas llagapit (mbiemrit) Gjeçov, shënon “Kryeziu”.
Ndre Mjeda më 1935 shkruante se arqipeshkvi i Shkupit Carev dhe fretërit Shishkoviç e Brkiç përhapen sa mundën gjuhën sllovene me anë të predikimit e të shkollës jo vetëm në Janjevë,ku humbi gjuha shqipe,por edhe në Prizren, Shkup, Letnicë e Gjakovë. Shtjefën Gjeçovi i përkiste vëllazërisë Përgjeçaj (Prend Gjeçi) të Janjevës,një degë e fisit të vjetër Kryezez,mjaft i përhapur në Kosovë, Pukë, Lezhë etj.
Autoritet fetare e regjistruan në shkollë me llagapin (mbiemrin) Gjeçoviç. Kur ai u bë i vetëdijshëm për këtë falsifikim,nuk qe në gjendje të bënte më tepër, veç të hiqte atë “iç” e të mbetej Gjeçov. Këmbëngulja e Shtjefën Gjeçovit, për të përdorë llagapin (mbiemrin) Kryeziu, që e shohim në disa dorëshkrime, si edhe në kokën e shkopit që e mbajti në dorë deri ditën e vrasjes, tregon shqetësimin e tij për të çuar në vend një të vërtetë, që ka të bëjë me kombësinë e tij, thjesht shqiptare.
Kahreman Ulqini.-Dy dorëshkrime të Shtefën Gjeçovit-Kryeziut, Etnografia shqptare nr.10, viti 1981 f.244. Prejardhja e Gjeçovit trajtohet te”Koha e zgjetave” (koha e shigjetave) në vol.Gjeçovi-VEPRA.3 Rilindja-Prishtinë 1985. f. 261. Në vitin 1935 në revistën “Hylli i Dritës” ku Dom. Ndre Mjeda shkruan për Fulgens Carev O.F.M.në Dioqezën e Shkupit , thotë se: “Kazarev (Carev) ishte ai që i dha shkas përhapjes së gjuhës sebo-kroatishte në Janjevë”. Përveç gjuhës, ata përdorën dhe liturgjinë sllave nëpërmjet dy Boshnjakëve, ish fratit Shishkoviç dhe me ndonjë mësues shkolle të atij katundi e të At’ Frano Brkiç. Po këtu mes të tjerave edhe disa fretenve në Shqipëri, që për emën vllaznie kishte Përgjeçaj (Prend Gjeçi) iu zëvendësua me Gjeçoviq e Gjeçov. Pra Përgjeçaj (Prend Gjeçi), para ardhesit i Gjeçovit ketë mbiemër e kishte dhe në Janjevë. Dom Ndre Mjeda: “Hylli i Dritës”, viti 1935 nr.1 f.33-37.
Në një studim për fisin e Thaçit Paulin Zefi (Historian, Drejtor i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore) pranë Bashkisë-Lezhë shkruan se, Prendi gëzon atributet e stërgjyshit të pinjollëve më të shquar të fisit Thaç ku bëjnë pjesë edhe para ardhësit e të madhit, Fishta. Po në të njejtin material të studimit historik për fisin e Thaçit, shkruan: ”Kujtojmë së At’ Shtjefën Gjeçovi, mbiemrin e tij të vërtetë e kishte Gjeçi dhe emrin Mëhill. Pra, Mëhill Gjeçi. Pak më lart, Dom Ndre Mjeda, thotë së nga Përgjeçaj (Përend Gjeçaj) serbo-sllavet e tjetërsuan në Gjeçoviç dhe Gjeçov. Duke u bazuar në dokumentet e më sipërme, vërtetohet se edhe At’ Shtjefën Gjeçovi është fis Thaçi i vllazënisë Prend Gjeçi të Iballës së Pukës, por dihet së kjo vllazëri e fisit Thaç ka jetuar edhe në Kryezi. Pra At.Shtjefën Gjeçovi dhe At. Gjergj Fishta janë kushërij të një gjaku nga baba të vllazërisë Prend Gjeçi më qënder në Iballe-Pukë. Duhet ta theksojmë se në fiset e veriut ishte traditë ruajtja e afërsisë së gjakut në breza si nga babi ashtu dhe nga nëna.Kështu që At.Gjergj Fishta dhe At.Shtjefën Gjeçovi ishin dajat e Dom. Ndre Mjedës nga nënapor është burrë Kryeziu (i biri i Kolë Zefit,Kryeziut dhe Luke Thaçit të Iballës).Pra Dom Ndre Mjeda e dinte shumë mirë origjinën e Gjeçovit se ishte nga vllazënia e Prend Gjeçit të Thaçit Iballës. Çdo manipulim i huaj apo vendas nuk u shërben dimensioneve të këtyre kollosve të kulturës dhe patriotizmit mbarë kombëtar shqiptar për kundrazi i dëmton të vërtetat për këto figura. At Gjeçovi lindi në Janjevë më 12 korrik 1874 ku mbaroi 3 (tre) vite shkollë. Në kolegjin françeskan në Shkodër ku u paraqit e dërguan në kolegjin fraçeskan në Trashan të Lezhës për të vazhduar mesimet ku dhe i mbaroi. Në vitin 1888 vazhdoj studimet në Bosnjë dhe Kroaci(këtu studio për teologji dhe filozofi).Shërbeu si famullitar në Laç të Kurbinit, Troshan, Gomsiqe e Gojan, Theth, Shalë e Shosh, por shërbeu dhe në Pejë, Gjakovë e Prizren si dhe në Shkodër, Durrës, Vlorë dhe Zarë në Kroaci. Ai ishte patriot (pjesëmarrës në luften e Vlorës, në vitin 1920) shkrimtar, etnolog dhe arkeolg, përkethyes, klerik, dramaturg, mësues i popullit, novelist, përhapës i arsimit shqip. Kanuni mbetet kryevepra e tij.
Laurimet: 1.At Shtjefën Gjeçovi është nderuar me “Medalja e Artë e Lidhjës së Prizrenit” në Kosovë. 2.”Monument i At Shtjefen Gjeçovit”.Për veprimtarinë e tij etnografike dhe arkeologjike, brenda dhe jashtë atdheut, Universiteti i Lajpcigut të Gjermanisë i dha titullin“Doctor Honoris Cauza”.
Në Shqipëri për veprimtarinë e tij patrotike dekorohet më urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë.(F.E.SH.) Tiranë 2008, f.814. Më 14 tetor 1929, në Zym të Kosovës, nga një atentat serbo-sllav At’Gjeçovi vritet.
Në të vërtetë, ai ndrroi jetë por se, veprimtaria e tij patriotike, dashuria për atdhe, për pamvarësi, për shkollim, dije dhe kulturë, studimet e tij bashkëkohore dhe në lashtësi e bëjnë “tempull”në vete, që nuk e lënë të vdesë kurrë.
Nga: Gjelosh Nikolla