03.11.2019 - 07:24
Nexhmedin Zajmi (1916-1991) u lind në Trebisht në krahinën e Dibrës.
Në vitin 1931 filloi Shkollën Teknike Amerikane në Tiranë, ku studioi për bujqësi dhe më pas për vizatim.
Pasi mbaroi shkollimin në vitin 1938, vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, ku dhe u diplomua në vitin 1943.
Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1944, dha mësim në shkollën e mesme artistike Jordan Misja dhe në Institutin e Lartë të Arteve Figurative deri në vitin 1969.
Ndonëse pjesa më e madhe e pikturave të tij bëjnë pjesë në rrymën konformiste të realizmit socialist, ai kujtohet edhe për portretet mbresëlënëse: Nëna labe, 1955, dhe Malësorja, 1947.