Java do të nisë me reshje shiu.
Meteoalb njofton se të hënën (4 nëntor) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet e Lezhës dhe Beratit, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.
Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme dhe do zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.
Gjithashtu reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
Ndërkohë parashikohen përmbytje për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në gjithë territorin.
Probleme mund të paraqiten në zonat rurale. Më të rrezikuara nga vërshimet e shpejta janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16/20 °C
në vendet e ulëta: 16/19 °C
në vendet malore: 9/13 °C